Kurti për paralajmërimet për protesta të punëtorëve të KEK-ut: Nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen

16:56 | 31 Dhjetor 2025
Kurti për paralajmërimet për protesta të punëtorëve të KEK-ut: Nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar qasjen e tij lidhur me paralajmërimet për protesta nga punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në vitin 2026, të cilët po kërkojnë rritje të pagave, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti theksoi se KEK-u nuk është administratë shtetërore, por ndërmarrje publike, duke sqaruar se ndërmarrjet publike kanë sistem të veçantë pagash dhe se ekzistojnë mekanizma institucionalë për adresimin e kërkesave të punëtorëve.

“Së pari, mora vesh që paga mesatare është 720 euro dhe janë edhe 110 euro për shujta dhe 26 euro për transport dhe sigurim shëndetësor, si dhe përvojë pune. Ju e dini që KEK-u nuk është administratë shtetërore, por ndërmarrje publike. Buxheti i përgjithshëm për shërbyesit publikë është 47 për qind, ndërsa ndërmarrjet publike kanë një sistem të veçantë të pagave. Kemi respekt për punëtorët e KEK-ut; natyrisht që ata mund t’i drejtohen edhe kryeshefit, edhe bordit, edhe ministrisë, edhe mua. Besoj që nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen”, tha ai.“Të gjitha turbinat punonin me 3000 rrotullimë në minutë për të siguruar frekuencën 50 herza të rrymës alternative. Tri njësi të TCA dhe dy të tcB, tek Termocentarli Kosova A, derisa A3 dhe A4, funksionijnë me kapacitet 125 megavatë, secila prej tyre, A5 është rreth 140 megavatë. Pra gjithsem TCA gjeneron bruto kapacitet, rreth 390 megavatë. Ndërkaq kur shkuam te Kosova B, pamë që TC Kosova B me njësinë e vete B1 gjeneron energji me 258 megavatë, kurse ai B2 me 282 megavatë”, tha ai.

Komento: