
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në emisionin “Politiko” për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se mes tyre ekzistojnë marrëdhënie të mira, por edhe dallime në qasjen ndaj disa çështjeve politike.
Kurti tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim për çdo qëndrim politik, veçanërisht kur bëhet fjalë për raportet me Beogradin zyrtar.
“Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, deklaroi Kurti.
Ai theksoi se, pavarësisht dallimeve në disa tema politike, bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet i rëndësishëm dhe raportet institucionale vazhdojnë të jenë të mira./Gazeta10