Kurti për shpërthimin në veri: Ka shumë kriminelë, 45 janë identifikuar nga organet tona të sigurisë

12:01 | 03 Korrik 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot para gazetarëve foli për shpërthimin e sotëm në veri të Mitrovicës, derisa tha se deri tani janë identifikuar 45 persona, që kanë marrë pjesë në sulme në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, e që kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm prej granatave të dorës te shok bombat, dhe të plumbat qofshin ata të automatikëve apo revolverëve.

Kreu i ekzekutivit përmendi edhe rastin e konfiskimit të armatimit të gjetur në një veture me targa të Beogradit më 23 qershor.

“Ju e patë më 23 qershor çfarë armatimi u konfiskua në një automjet me targa të Beogradit që i përket ndërmarrjes publike hekurudhat e Serbisë, dhe që po del tash paska qenë i udhëheqësit Paviqeviq të Brigadës Veriore e cila u shpallë organizatë terroriste”, ka thënë Kurti gjatë përurimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kreu i ekzekutivit tha se është një situatë që ka shumë kriminelë, dhe se nuk ka të bëjë me popullsinë serbe, sepse ajo është paqësore, ndërsa foli edhe për 45 kriminelët e identifikuar nga organet e sigurisë të Kosovës.

“Janë këta dhjetëra kriminelë të spikatur, dhe 45 prej të cilëve janë identifikuar saktë nga organet tona të sigurisë dhe kjo nuk do të thotë që nuk ka më shumë, por minimumi është 45, e as çereku i tyre nuk janë në burg për këtë arsye e kemi këtë situatë”, u shpreh Kurti.

“Qytetarët serb janë më të frikësuarit nga këta kriminelë, të cilët na dërgojnë informacion mbështetës e përkrahës çdo herë kur vepron ligji sepse ata e dinë që Policia e Kosovës, është profesionale . Ata na njoftojnë me mesazhe që nuk frikësohen nga Policia e Kosovës, por nga trysnisë, shantazhit, zullumit, kërcënimeve të këtyre kriminalëve të organizatave që u shpallën terroriste”, tha Kurti.

Kurti nga Podujeva, ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohen duke përmendur anulimin e vizitave.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa edhe janë zbatuar disa prej tyre, ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe’, sidomos në Gjakovë ku e kishim të planifikuar u pat anulua, bëhet fjalë edhe për vizita e masa të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të padrejta. Ajo që ne duhet të bëjmë është që në Kuvend, me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë ngelur të ngujuara dhe s’po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosova, rreth 149 milionë euro. Kredi dhe grante që pa 2/3 nuk po kalojnë”

“Teksa mërzitemi për masat aktuale të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilën mund ta kalojmë shumë kollaj bashkërisht me opozitën”, ka shtuar ai.

Kryeminsitri ka thënë se është në kontakt me BE-në dhe njoftoi se dje ka biseduar në telefon me Borrell e Lajçak.

“Me BE jam në kontakt ë përditshëm dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”.

Komento: