Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se institucionet kanë bërë punë të jashtëzakonshme, duke sanuar siç tha ai, në kohë rekorde dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc.
Kurti tha se ky sulm shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve.
“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc”.
“Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, shkroi Kurti në Facebook.