Kurti për takimin me Von Cramon: Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve

22:02 | 28 Maj 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se çfarë ka biseduar në takim me raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon.

Ai shkroi se ka theksuar që kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve.

“Takimi i hershëm me eurodeputeten, Viola von Cramon dhe ekipi i saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE dhe BE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, shkroi tutje Kurti.

Komento: