
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi brenda familjes në Rufc të Lipjanit.
Kurti është shprehur i trishtuar për rastin duke shtuar se përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet.
Ai ka thënë se tronditje të tilla “lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh”.
“Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Kurti.
Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur tre persona të vdekur.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Vrasja e trefishtë ka ndodhur brenda një familje. Siç mësohet i dyshuari pas vrasjes së dy familjarëve, ka kryerë vetëvrasje.