Kurti për Walker: I dha veprimtarisë së tij një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës

13:16 | 15 January 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ndër të tjera foli edhe për ambasadorin William Walker.

Ai u shpreh se Walker i ka dhënë veprimtarisë së tij një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës.

“Duke marrë anën e të vërtetës në një kohë ekstreme për Kosovën, ambasadori Walker i dha veprimtarisë së tij prej diplomati një vend të rëndësishëm në historinë moderne të vendit tonë”, u shpreh Kurti.

Kurti u shpreh se populli do t’i jetë gjithmonë mirënjohës ambasadorit William Walker.

“Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës ambasadorit Ëilliam Ëalker që në një kohë kur kishte pak zëra të cilat flisnin qartë dhe fuqishëm për Kosovën në diskursin ndërkombëtar, ai e tha të vërtetën për krimet e luftës që Serbia po i shkaktonte në Kosovë, duke folur jo thjeshtë me gjuhë diplomatike, por sidomos me gjuhën e një humanizmi të kulluar”, tha tutje ai.

Komento: