Kurti për zgjedhjet e 7 qershorit: Të panevojshme

21:40 | 31 Maj 2026
jo-sherbim-i-detyrueshem-ushtarak,-kurti-flet-per-modelin-e-mbrojtjes-gjitheperfshirese

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet politike dhe proceset e shpeshta zgjedhore gjatë debatit në emisionin “Politiko”, ku po përballet me analistët Halil Matoshi dhe Fidan Rama.

Kurti u pyet lidhur me arsyen e shkuarjes së vazhdueshme në zgjedhje dhe nëse ato po sjellin zgjidhje apo po prodhojnë kriza të reja politike.

” Prej vjeshtës së 2019 kur kemi dalë për herë të parë qartazi si subjekt politik, për 6 vjet e gjysmë këto janë zgjedhjet e pesta.
Përshtypja ime është që prej kur ka fituar VV zgjedhjet, ka një lloj problemi të madh me rezultatin, me atë që në këto zgjedhje po merr formën e qartë të një blloku opozitar dhe nuk është normale për asnjë republikë ku ka kaq shpesh zgjedhje. Zgjedhjet duhet të mbahen një herë në katër vjet, jo dy herë në vit. Pajtohem që këto zgjedhje kanë qenë të panevojshme”, tha Kurti.

Komento: