Kurti përkujton ish-kryediplomaten suedeze që u vra 20 vjet më parë nga një ekstremist me origjinë serbe

20:25 | 11 Shtator 2023
kurti-perkujton-ish-kryediplomaten-suedeze-qe-u-vra-20-vjet-me-pare-nga-nje-ekstremist-me-origjine-serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Anna Lindh e cila ishte goditur me thikë për vdekje nga një ekstremist me origjinë serbe, gjatë kohës sa Lindh ishte ministre e jashtme e Suedisë.

Si kryediplomate e Suedisë, Lindh kishte mbështetur intervenimin e NATO’s, për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Ballkan, përfshirë edhe në Kosovë.

Atë të hënën e ka përkujtuar kryeministri Albin Kurti, teksa thotë se shërbimi publik demokratik nuk duhet të kushtojë me jetë.

”Në 20-vjetorin e vdekjes së saj tragjike, kujtojmë Anna Lindh, Ministre e Punëve të Jashtme të Fmr të Suedisë. Ajo u godit për vdekje me thikë nga një ekstremist me origjinë serbe për shkak të mbështetjes së saj për ndërhyrjen e NATO-s në Ballkan. Shërbimi publik demokratik nuk duhet të kushtojë jetë”, ka shkruar Kurti në Twitter

Komento: