
Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, me fokus në historikun dhe rrjedhën e rastit, si dhe në identifikimin e lëshimeve të mundshme, trajtimit të papërgjegjshëm, neglizhencës dhe mungesës së reagimit institucional, transmeton lajmi.
Në këtë proces do të shqyrtohen edhe procedurat e ndjekura dhe përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në rast.
Për të diskutuar raportet dhe veprimet e mëtejshme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Konferenca do të mbahet të premten, më 30 tetor, në orën 09:00, në objektin e Zyrës së Kryeministrit në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
Prishtinë, 29 tetor 2026
Zyra e Kryeministrit sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt.
Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale.
Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM.