Kurti pranon urim nga Zhelyazkov, konfirmohet mbështetja e Bullgarisë për Kosovën

16:08 | 19 Shkurt 2025
kurti-pranon-urim-nga-zhelyazkov,-konfirmohet-mbeshtetja-e-bullgarise-per-kosoven

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu bullgar, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës

“Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë aktivisht për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zhelyazkov.

Më këtë rast, ai ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme bullgare për Kosovën dhe ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit më aktiv të vendit tonë.

Komento: