Kurti: Presidenti historik e kuptonte lidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore, ishte e vlefshme për rezistencë

10:11 | 21 Janar 2024
kurti:-presidenti-historik-e-kuptonte-lidhjen-e-perfaqesimit-politik-me-kulturen-popullore,-ishte-e-vlefshme-per-rezistence

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë sot homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes.

Kurti foli shkurt para mediave, duke thënë se e kujton Rugovën për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës.

Ai po ashtu tha se “presidenti historik e kuptonte si rrallëkush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta.”

“Sot vendosëm lule të freskëta te varri i presidentit Ibrahim Rugova, i cili është edhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kur Republika ishte Republikë për rezistencë ndaj okupimit të Serbisë, por edhe president i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës. Si shkrimtar shqiptar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallëkush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta.”

Komento: