Kurti pret Lulzim Hetemin në zyrë, flasin për “projektet potenciale” që mund të realizohen në Leposaviq

20:33 | 13 Mars 2024
kurti-pret-lulzim-hetemin-ne-zyre,-flasin-per-“projektet-potenciale”-qe-mund-te-realizohen-ne-leposaviq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpriti sot në kryeministri Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nënkryetaren e Komunës, Marina Bogojevic dhe shefen e Kabinetit të Kryetarit, Shqipe Latifi.

Në njoftimin për media, thuhet se kryetari Hetemi dhe nënkryetarja Bogojevic njoftuan kryeministrin për arritjet e deritanishme dhe për sfidat në qeverisjen komunale.

Në njoftim thuhet se ne këtë takim u fol për projektet potenciale që mund të realizohen në bashkëpunim me nivelin qendror, teksa u theksua rritja e interesimit të qytetarëve për të aplikuar për programet e komunës për subvencione.

Kryeministri Kurti i përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin. Duke u dhënë mbështetjen e tij, ai kërkoi nga ata qeverisje të drejtë, të mirë e demokratike.

Komento: