Ambasadori i ri gjerman i ka shkuar në ‘konak’ Albin Kurtit.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në selinë e partisë ka pritur ambasadorin e ri gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.
Një takim të tillë e ka komentuar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petrit Zogaj, të cilit i ka rënë në sy mungesa e flamurit kombëtar.
Zogaj me ironi ka thënë se po i dhimbsen personat në VV të cilët merren me vendosjen dhe zhvendosjen e flamujve, sidomos atij kuq e zi, sa herë që ka takime.
“Sa po me dhimbsen personat ne zyret e LV-se, qe po i vendosin e zhvendosin flamujt gjate këtyre takimeve-sidomos kur po e largojnë flamurin kombëtar kaq shpesh”, ka shkruar Zogaj.
Njoftimin për takimin me Rohde e kanë publikuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.