Kurti pret në takim deputeten britanike, u bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e ujdisë së Brukselit e Ohrit

15:26 | 22 Tetor 2023
kurti-pret-ne-takim-deputeten-britanike,-u-bisedua-per-perkushtimin-e-plote-per-zbatimin-e-ujdise-se-brukselit-e-ohrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Duke e falënderuar znj. Kearns për vizitën, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës.

Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.

U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.

U bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars).

Komento: