Kurti pret në takim Hamzën, nesër pritet ta takoj edhe Abdixhikun

19:05 | 22 Shkurt 2026
kurti-pret-ne-takim-hamzen,-neser-pritet-ta-takoj-edhe-abdixhikun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit,Bedri Hamza.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti e falënderoi Kryetarin Hamza për bashkëpunimin në Kuvend me rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Nga ana e tij, Kryetari Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në çështje të interesit shtetëror dhe kombëtar.

Palët diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe në rajon, si dhe për nevojën e hapjes së një kapitulli të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës, në funksion të interesit të Republikës së Kosovës dhe forcimit të pluralizmit partiak e demokratik.

Temë e veçantë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, për të cilën kanë mbetur edhe 10 ditë në bazë të afateve kushtetuese. U theksua se bashkëpunimi ndërpartiak është i domosdoshëm, duke pasur parasysh se për zgjedhje të suksesshme nevojitet vota e së paku dy të tretave të deputetëve të Kuvendit.

Po ashtu, u bë e ditur se Kryeministri Kurti nesër do të takojë Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Komento: