Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

16:07 | 08 Gusht 2023
kurti-pret-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-e-belgjikes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës, Shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.

Ai e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, dhe në të njëjtën kohë i uroi suksese në angazhimet e tij të radhës, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke dëshmuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin reciprok për avancim të mëtejmë të tyre./Front Online

 

Komento: