Kurti pret në zyre kreun e BSPK-së, flasin për avancimin e të drejtave të punëtorëve

14:31 | 08 November 2022

“Avancimi i të drejtave të punëtorëve”, kryeministri Kurti pret në zyre Atdhe Hykollin.

Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Siç thotë Zyra e Kryeministrit, në kuadër të komunikimit të rregullt, Kurti dhe Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.

Në zyre të kryeministrit sot qëndruan edhe krerët e partive opozitare ku u diskutua për situatën në veri të vendit.

Komento: