Kurti pret nxënësit nga Bosnja dhe Hercegovina, ata e cilësojnë vizitën e dobishme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kurti pret nxënësit nga Bosnja dhe Hercegovina, ata e cilësojnë vizitën e dobishme

22:08 | 05 April 2025
kurti-pret-nxenesit-nga-bosnja-dhe-hercegovina,-ata-e-cilesojne-viziten-e-dobishme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurtiu, ka pritur një grup nxënësish dhe profesorësh nga Bonsjë dhe Hercegovina.

Në delegacion ishin të pranishëm përfaqësues të Gjimnazit “Obala” nga Sarajeva, si dhe nxënës dhe mësimdhënës nga Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren.

“Duke u uruar mirëseardhje në Prishtinë, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vizitave të tilla dhe tha se vendi ynë i ka gjithmonë dyert e hapura për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës”, thuhet në njoftim

Në anën tjetër, nxënësit boshnjakë e cilësuan vizitën e tyre në Kosovë si shumë të dobshime në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore në mes të rinjve nga Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Komento:
loading