Kurti pritet me entuziazëm nga diaspora shqiptare në SHBA

16:28 | 30 Shtator 2024
kurti-pritet-me-entuziazem-nga-diaspora-shqiptare-ne-shba

Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prit me ngrohtësi të jashtëzakonshme nga diaspora shqiptare në Waterbury të Connecticut dhe Riverdale të New Jersey.

Në postimin e fundit të VV’së thuhet se, atmosfera ishte e mbushur me krenari kombëtare dhe ndjenja të thella atdhedashurie, ku flamujt kuq e zi dhe brohoritjet treguan mbështetje të fortë për vendin amë.

Ky takim shënoi një moment të veçantë bashkimi për shqiptarët në Amerikë, të cilët shprehën përkushtimin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe përparimin e Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e lidhjeve të forta me mërgatën dhe u angazhua për vazhdimin e punës në shërbim të kombin dhe vendit tonë.

Ky ngjarje e veçantë thekson lidhjen e palëkundur mes diasporës dhe Kosovës, duke forcuar besimin në një të ardhme të ndritur për të gjithë shqiptarët, qoftë në vendin e origjinës, ashtu edhe në diasporë.

Komento: