Kurti pritet në takim nga kryeministri grek, mediat greke shpalosin detajet

13:01 | 22 Gusht 2023
kurti-pritet-ne-takim-nga-kryeministri-grek,-mediat-greke-shpalosin-detajet

Kryeministri Albin Kurti është pritur në një takim nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sot në Athinë në Vilën Maximos.

Mediumi grek “Amna”, duke cituar burime qeveritare, raporton se në takimin mes tyre është biseduar për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus bashkëpunimin ekonomik.

Për më tepër, Mitsotakis nënvizoi rëndësinë që Greqia i jep dialogut Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Mitsotakis ka takuar edhe presidentin e Malit të zi Jakov Milatoviq, me të cilin janë pajtuar që të punojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për mbështetjen e anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

Komento: