Kurti priti delegacionin e këshillave rajonale kombëtare boshnjake, diskutuan për zhvillimin e integrimit ekonomik

21:33 | 08 Mars 2024
kurti-priti-delegacionin-e-keshillave-rajonale-kombetare-boshnjake,-diskutuan-per-zhvillimin-e-integrimit-ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, priti një delegacion të përfaqësuesve të këshillave rajonale kombëtare boshnjake nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Tema qendrore e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i integrimit ekonomik. Theksi u vendos në forcimin e lidhjeve kulturore rajonale me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

 Në mesin e çështjeve që u diskutuam ishte edhe ajo e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë, i cili do të mundësojë një kuptim më të mirë të nevojave, kërkesave dhe sfidave të komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Kjo nismë paraqet një hap përpara në ndërtimin e urave të miqësisë dhe forcimin e themeleve për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

 

Komento: