Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur se nëse Serbia dëshiron Asociacion njëetnik në Kosovë, duhet ta provojë së pari në shtëpinë e saj.
Kurti ka përsëritur se në Serbi ka më shumë minoritete sesa në Kosovë, gjithsej 21 sosh dhe 11 komuna atje udhëhiqen nga kryetarë joserbë.
Kurti thotë se Asociacione një-etnike komunash atje do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët.
“Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, shtron pyetjen Kurti.
“Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?
Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.
11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, shkruan Kurti.
Postimi i plotë: