Kurti publikon letrën e dërguar tek Trumpi dhe Pompeo

19:53 | 02 Mars 2020

Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Kurti ka publikuar letrat në rrjetin social Tuitter.

“Sot i kam shkruar një letër Presidentit të SHBA’së, Ekselencën e tij Z. Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Ekselencën së tij Z. Mike Pompeo, në përkushtimin e tyre ndaj qeverisë së re në Kosovë”, ka thënë Kurti.

“Ne e pranojmë që për dy vitet e fundit ka pasur keq koordinim midis përfaqësuesve të Kosovës në lidhje me rolin, interesat dhe qëllimet e Kosovës në dialog me Serbinë, si dhe mungesë të qartësisë se kush flet për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe në tryezën e bisedimeve”

“Kjo do të përfundojë nën qeverinë time. Qeveria ime dhe unë si Kryeministri i saj kemi mandatin, vullnetin politik, si dhe detyrën kushtetuese për të marrë përsipër përgjegjësi të plotë dhe ekskluzive për udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik”, shtoi ai.

Komento: