Kurti pyetet për deklaratën e Aliut se “Kosova është shtet i përkohshëm”: S’e kam parë, ka qenë emision festiv

10:56 | 01 Dhjetor 2023
kurti-pyetet-per-deklaraten-e-aliut-se-“kosova-eshte-shtet-i-perkohshem”:-s’e-kam-pare,-ka-qene-emision-festiv

Kryeministri Albin Kurti, nuk e ka komentuar deklaratën e vartësit të tij, ministrit Liburn Aliut, që tha se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Kurti nga Gjilani kur u pyet për komentet rreth kësaj deklarate shtoi se nuk e ka pa dhe se në Gjilan është për punën dhe projekte të tjera.

“Nuk po më duhet e përshtatshëm që unë të komentojë emisione televizive që nuk i ka pa, por zëdhënësi im Përparim Kryeziu më tha që ai ka qenë emision festiv, por këtu sot jemi për punë që po bëhen për qytetarët në të mirën e tyre dhe ky është përqendrimi ynë”.

Përderisa kur foli për autostradën e Gjilanit, tha se kanë dal probleme me rrëshqitjen e dheut, për çka sqaroi se duhet të riformatohet kontrata dhe të bëhen edhe disa shpronësime, raporton EO.

Komento: