Kurti që nga dita e diel ndodhet në Bruksel

13:28 | 27 February 2023

Kryeministri Albin Kurti që nga dita e diel ndodhet në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka udhëtuar drejt Brukselit për vazhdimin e dialogut Kosovë -Serbi.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se Kryeministri Kurti ka fluturuar dje drejt qendrës së Bashkimit Evropian, ku sot pas orës 15:00 pritet të nisin takimet.

Pas takimeve të ndara të Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak – do të pasojë edhe takimi Kurti-Vuçiq.

Plani franko-gjerman pritet të jetë çështja e diskutimit në atë takim.

E çështja me komplekse e atij plani pritet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Gjermania, Franca, Italia dhe BE me mbështetjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përpjekur që të arrihet një marrëveshje mes palëve që nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Komento: