Kurti: Qeveria dështoi në agjendën evropiane duke mohuar lëvizjen e lirë të qytetarëve

13:41 | 09 December 2018

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kryeministri ramush Haradinaj si i dështuar do të shkojë në shtëpi.

Kurti, në një konferencë për medie, ka thënë se qeveria e vendit ka dështuar në liberalizimin e vizave dhe luftimin e korrupsionit.

“Kosova njihet qe i ka ligjet e mira por ato mbeten vetëm në letër. Si bëhet që Kosova ka kaq shumë korrupsion dhe ministrat e drejtësisë nuk u shkarkuan. Ne kemi ministër të drejtësisë por s’kemi drejtësi. Para një dekade presidenti i sotëm patë premtuar liberalizim të vizave, ndërkaq Haradinaj premtoi liberalizim për tre muaj, që të gjithë këta janë gënjeshtar e mashtrues, e asnjëri prej tyre nuk jep dorëheqje, populli e shteti ynë nuk i meriton këta”, ka deklaruar kreu i VV’së.

Tutje ai është shprehur se SHBA dhe BE dëshirojnë një të ardhme të ndritur për kosovarët të bazuar në shtetin e së drejtës.

“Së fundmi parlamenti evropian miratoi rezolutën për Kosovë, ku është thënë “ shprehim shqetësimin për mos financimin e drejtësisë në Kosovë” me fjalë të tjera ky koalicion jo vetëm që sa luftuar krimin e korrupsionit por ka kapur të gjitha ndërmarrjet publike. Ende nuk ka arritur të ketë asnjë aktgjykim të formës së prerë për profilet e larta, faji është tek ky koalicion qeverisës. Para dy vitesh Reshat Millaku ka thënë që për hir të liberalizimit të vizave i ka ngrit 23 aktakuza për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të lartë, këta këtë e kanë bërë për liberalizim e jo për drejtësi e shtet. Përgjegjësia duhet të ketë një emër e një adresë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Kurti vitin 2018 e quajti vit të dështuar drejt Bashkimit Evropian.

“Ky koalicion dështoi në agjendën evropiane duke mohuar krejtësisht lëvizjen e lirë të qytetarëve. Koalicioni qeverisës pat premtuar që do të aplikoj dhe do ta marrin vendin e anëtarit në Bashkimin Evropian. Viti 2018 shënoi edhe humbjen e një viti tjetër për lëvizje të lirë. Sot vendi ynë është në krizë të thellë politike dhe paralizim të institucioneve”, tha ai.

Ai tutje ka deklaruar se Vetëvendosje do ta votoj projektligjin për ushtrinë.

“Ne do të votojmë për ushtrisë së Kosovës kurdo që të vije në kuvend. Është për të ardhur keq që buxheti i ndarë për ushtrinë është 58 milion euro”, tha ai.

Avni Zogiani nga Vetëvendosje tha se mosliberalizimi i vizave dhe rënia e Kosovës në arenën ndërkombëtare janë pasoja të korrupsionit.

Komento: