Kurti: Qeveria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, pavarësisht sulmeve të Serbisë, ankesave opozitare e zhurmës së debateve

10:38 | 26 March 2025
kurti:-qeveria-ka-arritur-rezultate-te-jashtezakonshme,-pavaresisht-sulmeve-te-serbise,-ankesave-opozitare-e-zhurmes-se-debateve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka numëruar “rezultatet e jashtëzakonshme” të qeverisjes së tij në këto katër vjet mandat.

Ai thotë se të gjitha vendimet që i kanë marrë kanë qenë për “mirëqenien e qytetarëve”.

“Në 254 mbledhje, përfshirë ato elektronike, kemi marrë 2257 vendime, secili dhe gjithmonë në të mirë të mirëqenies së qytetarëve, në të mirë të zhvillimit ekonomik, të reformave të nevojshme për progres dhe mbrojtje të interesit shtetëror e publik. Punë e përditshme nga secila e secili prej jush me rezultate konkrete për gjithsecilin qytetar që u vlerësua lart nga po ata në zgjedhjet e 9 shkurtit”.

Kurti përmendi edhe sfidat në mes të cilave përmendi “sulmet e Serbisë, ankesat opozitare, zhurmën e madhe të debateve”.

“Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa opozitare në Gjykatë Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra, përfshirë edhe atë të çmimit tavan të produkteve bazike. Pavarësisht sulmeve paramilitare, terroriste dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për destabilizim dhe përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes, Qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Komento:
loading