Kurti: Qeveria nuk ka premtuar mrekulli, por korrektësi e përgjegjësi – po e mbajmë fjalën

17:05 | 28 Dhjetor 2023
kurti:-qeveria-nuk-ka-premtuar-mrekulli,-por-korrektesi-e-pergjegjesi-–-po-e-mbajme-fjalen

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu kanë marr pjesë në përurimin e fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

Kurti me këtë rast tha si Qeveri nuk kanë premtuar mrekulli, por korrektësi dhe përgjegjësi, duke shtuar se po e mbajnë fjalën. Duke folur për fshatin Bardh i Madh, kreu i ekzekutivit tha se banorët e këtij lokaliteti nuk kanë gëzuar mundësi të barabarta të punësimit në ndërmarrjen KEK që jep dritë gjithë Kosovës.

Për KEK-un ai tha se kanë paraparë që të investojmë jo vetëm në modernizimin e Termocentralit të Kosova B, por gjithashtu edhe në rehabilitimin e thellë të dy njësive të Kosovës A.

“Fashit Bardh i Madh është një fashat me 4 mijë banorë, ndër vendbanimet më të mëdha në Republikën tonë, i njohur për minierën sipërfaqësore të thëngjillit, por edhe për klubet e shumta sportive, të cilët e kanë bërë të famshëm në nivel vendi. Bardhi është i njohur për popullsinë punëtore, andaj edhe në takimet tona më banorët këtu në të kaluarën kërkesa ka qenë uji i pijes edhe vendi i punës, banorët nuk kanë gëzuar mundësi të barabarta të punësimit në ndërmarrjen KEK që jep dritë gjithë Kosovës, ne si Qeveri nuk kemi premtuar mrekulli kemi premtuar korrektësi dhe përgjegjësi”.

“…Qeveria po e mbanë fjalën sot do ta hedhim gurthemelin e projektit në vlerë 2.8 milionë euro, që do të sjellë ujë të pijshëm rreth 10 mijë banorëve të kësaj ane, i kemi dy lagje në Fushë-Kosovë, dhe gjithashtu fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e madhe. Siç e dini strategjinë tonë të energjisë ne kemi paraparë që të investojmë jo vetëm në modernizimin e Termocentralit të Kosova B, por gjithashtu edhe në rehabilitimin e thellë të dy njësive të Kosovës A, për modernizmin e njësive të termocentralit Kosova B ne e kemi nënshkruar kontratën në pranverë, ndërkaq për të dytën tenderi do të shpallët në fillim të vitit 2024, kanë përfunduar edhe shpronësimet po bëhen edhe përgatitjet për ndërtimin e parkut solar”.

Ai me tej shtoi se KEK-u do të jetë prioritet për Qeverinë dhe se kjo kompani ka nevojë për punëtorë të rijnë, prandaj edhe për këtë arsyeje gjatë muajit të fundit janë punësuar 126 punëtorë të rijnë, përfshirë 2 gra dhe aktualisht është i hapur konkursi edhe për 130 teknik të makinerisë.

Kurti pohoi se zhvillimi i ekonomik i vendit e sjellë prosperitet për qytetarët, prandaj edhe investimet do të vazhdojnë dhe se punët duhet të bëhen shpejtë e pa humbur kohë sepse nevojat janë të mëdha, raporton EO.

“Ajo çka është me e rëndësishme për KEK-un është ripërtërija e fuqisë punëtorë KEK-u ka nevojë për punëtorë të rijnë, dhe kjo është arsyeja që gjatë muajit të fundit janë punësuar 126 punëtorë të rijnë, përfshirë 2 gra dhe aktualisht është i hapur konkursi edhe për 130 teknik të makinerisë, kujdesi për punëtoret do të vazhdojë të jetë prioritet i KEK-ut, e KEK-u do të jetë prioritet për Qeverinë tonë”.

“Qeveria Komunës së Fushë-Kosovës i ka ndarë edhe mjete për çerdhen e cila tashmë ka filluar të ndërtohet, ndërkaq dje u ekzekutua edhe pagesa e njëhershme prej 100 euro, për mbi 388 mijë fëmijë dhe mbi 287 mijë pension marrës, përkushtimin tonë për arsimin e kemi shprehur edhe më 156 norma për të rritur numrin e mësimdhënësve në Komunën e Fushë-Kosovës, Qeveria e Kosovës e përkrahë komunën për të ndërtuar edhe shkolla të reja”.

“Zhvillimi i ekonomik i vendit e sjellë edhe prosperitetin e qytetareve prandaj edhe investimet tona do të vazhdojnë, puna duhet të bëhet shpejtë pa humbur kohë sepse nevojat janë të mëdha edhe angazhimi duhet të shtuar, të gjithë qytetareve të kësaj zone po i vjen një gëzim, më vitin  ri përmes këtij projekti të shumë pritur”.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se vlera e kontratës është 2.8 milionë euro dhe se do të përfitojnë dy fshatar e dy lagje të Fushë-Kosovës, raporton EO.

“Është kënaqësi që po e fillojmë këtë projekte të shumë pritur, i cili ka katër vendbanime, dy fshatra Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe, dhe dy lagje 28 dhe 29 të Fushë-Kosovës, për një çështje tejet esenciale siç është uji i pijes, vlera e kontratës është 2.8 milionë”.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se do të angazhohen maksimalisht që të mbikëqyrin mbarëvajtjen e punimeve.

“Është moment i mirë më u takuar dhe më nënshkrua një projekte që e keni kërkuar prej Qeverisë dhe Qeveria është përkujdese që sot të fillojmë, do të angazhohemi maksimalisht që të mbikëqyrim punët dhe të këtë punime të shpejta”.

Komento: