Kurti: Raportet mes Kosovës dhe Greqisë u intensifikuan veçanërisht pas liberalizimit të vizave

19:58 | 26 Shtator 2024
kurti:-raportet-mes-kosoves-dhe-greqise-u-intensifikuan-vecanerisht-pas-liberalizimit-te-vizave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York e ka takuar edhe homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Kurti njoftoi se me Mitsotakis, kanë diskutuar mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike.

Ai tha se këto kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti.

“Takimi i mirë me kryeministrin grek @kmitsotakis sot. Diskutuam mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, të cilat kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, veçanërisht duke u intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti. Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike”, tha ai.

Komento: