
Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka reaguar me një video pas mbylljes së vendvotimeve.
Në një postim në FB, Kurti thotë se “vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij”.
“E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, shprehet tutje Kurti.