Kurti reagon pas fitores së Lumir Abdixhikut, i bën një kërkesë publike

18:38 | 14 Mars 2021

Albin Kurti uron Lumir Abdixhikun, i kërkon bashkëpunim.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti uron kryetarin e zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikun për fitoren në garën për të parin e partisë.

Kurti thotë se është interes i qytetarëve bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës.

Postimi i tij i plotë:

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.

Komento: