Kurti reagon pas sul*mit në Zubin Potok: Policia në vendin e ngjarjes, furnizimi me ujë i ndërprerë përkohësisht

00:08 | 30 November 2024
kurti-reagon-pas-sul*mit-ne-zubin-potok:-policia-ne-vendin-e-ngjarjes,-furnizimi-me-uje-i-nderprere-perkohesisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë pas sulmit të fundit që ndodhi në vendin e ngjarjes, ku raportohen ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, shkruan FrontOnline.

Ai theksoi se Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në dorë situatën. “Ky është një sulm kriminal dhe terrorist”, tha Kurti, duke e dënuar ashpër aktin dhe duke e cilësuar si një sulm të planifikuar dhe të realizuar nga individë të trajnuar.

Ai theksoi se ky sulm është një episod tjetër i një serie sulmesh të ngjashme, që kanë për synim destabilizimin e rendit dhe sigurisë. Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të besojnë në institucionet e rendit, të cilat janë në krye të detyrës për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të mbajtur të sigurt qytetarët.

Komento: