Kurti reagon sërish, thotë se së shpejti do të zbulohen detaje mbi sul*min në ”Ibër Lepenc”

18:08 | 02 December 2024
kurti-reagon-serish,-thote-se-se-shpejti-do-te-zbulohen-detaje-mbi-sul*min-ne-”iber-lepenc”

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, ka reaguar sërish lidhur me sulmin në Ibër-Lepenc.

Ai ka thënë se personat e arrestuar kanë lidhje me organizatën terroriste “Mbrojtja Civile” e sponsorizuar nga Beogradi.

Tutje, Kurti ka njoftuar se detaje të reja do të këtë së shpejti në lidhje me këtë rast.

‘’Pas sulmit terrorist të së premtes në mbrëmje, mes armëve dhe eksplozivëve të sekuestruar, u gjetën edhe shenja ushtarake në foto. Shumica dërrmuese e tyre i përkisnin Forcave të Armatosura Serbe dhe Ruse, si Forcat Ajrore Ruse (VDV). Lidhjet e personave të arrestuar me organizatën terroriste “Mbrojtja Civile” e sponsorizuar nga Beogradi tregojnë praninë e aktorëve të huaj. Natyrisht, ngjarjet terroriste nuk ndodhin në vakum. Në këtë kontekst, inkursioni paraushtarak i Serbisë vitin e kaluar dhe sponsorizimi i vazhdueshëm i krimit përmes metodave të ndryshme në veri të Kosovës lë pak hapësirë ​​për spekulime. Megjithatë, hetimi është në vazhdim, dhe detaje të mëtejshme – së bashku me numrin e palëve të huaja të përfshira – do të zbulohen.’’ Ka shkruar ai në platformën X.

Komento: