Kurti: Rusia do luftë, e Serbia po e mbështet atë

17:03 | 22 Mars 2024
kurti:-rusia-do-lufte,-e-serbia-po-e-mbeshtet-ate


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se faktorët ndërkombëtarë po flasin për rrezikun e luftës pasi Rusia do luftë dhe ka shtete si Serbia që e mbështesin atë dhe nuk i vënë sanksione.

Në një konferencë për media, Kurti ka deklaruar se Rusia pasi okupoi një pjesë të Ukrainës, ajo po kërcënon edhe vendet e tjera duke thënë se në Ballkan ka një regjim të afërt në aspektin e miqësive autokratike, të lidhjeve kulturore-historike, të bashkëpunimit ushtarak e energjetik të cilën po e përdor për përpjekjet për destabilizim.

“Rusia pasi okupoi një pjesë të Ukrainës, ajo po kërcënon edhe vendet e tjera. Në Ballkan ka një regjim të afërt në aspektin e miqësive autokratike, të lidhjeve kulturore-historike, të bashkëpunimit ushtarak e energjetik të cilën po e përdor për përpjekjet për destabilizim, faktorët ndërkombëtarë po flasin për rrezikun e luftës, sepse Rusia do luftë dhe ka shtete si fqinji ynë verior që i kanë marrëdhëniet e mira me të, që nuk i ka vendos sanksione”, ka deklaruar Kurti.

Komento: