Kurti: Sektori privat është themeli i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit

11:12 | 24 Nëntor 2023
kurti:-sektori-privat-eshte-themeli-i-rritjes-dhe-zhvillimit-ekonomik-te-vendit

Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë mbajtur konferencë për Dialogun Publiko-Privat.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para të pranishmëve foli për zhvillimin e klimës së biznesit në Kosovë. Kurti me këtë rast tha se sektori privat parqet themelin e rritjes së zhvillimit dhe progresit ekonomik e shoqëror.

“Ky lloj dialogimi bëhet nëpërmjet katër shtyllave kryesore. E para është sektori privat, e dyta janë institucionet publike, e treta janë organizatat ndërkombëtare dhe e katërta organizatat jo qeveritare. Këto katër shtylla nëpërmjet dialogut Publiko-Privat, projektojnë vizionin më të mirë të mundëm mbi vizionin për konkureshmërinë”, tha Kurti.

“Qeveria është e gatshme të ua bëjë qytetarëve një hapësirë të mirë e sa më të lehtë për biznes, vitet e fundit janë shpresëdhënës dhe këto dy vite ekonomisë ju kanë shtuar mbi 1 miliard çdo vit dhe kjo rritje është rezultat i sektorit privat dhe mësimet nga e kaluara që bëhen mësim për të ardhmen”.

Sergiy Maslichenko, udhëheqës i BERZh në Kosovë, tha se është i nevojshëm bashkëpunimi më i thellë ndërmjet këtyre dy sektorëve.

Prezantimi i Agjencisë për Investime dhe Eksport dhe platformës së re për Dialog Publiko-Privat, e bëri Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit.

Komento: