Kurti shkon në Obiliq, e uron Halil Thaçin për detyrën e re: Kryetari i ri ka nisur punën për ringjalljen e qytetit

11:26 | 18 Dhjetor 2025
Kurti shkon në Obiliq, e uron Halil Thaçin për detyrën e re: Kryetari i ri ka nisur punën për ringjalljen e qytetit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i ri i Obiliqit, Halil Thaçi, ku këtë të fundit e ka uruar për detyrën e re.

Kurti e ka uruar Thaçin dhe banorët e kësaj komune ‘’në rrugën drejt zhvillimit dhe progresit për Obiliqin’’.

‘‘Në Obiliq kryetari i ri Halil Thaçi ka nisur punën për ringjalljen e qytetit. E urova për marrjen zyrtare të detyrës pas fitores së zgjedhjeve muajin e kaluar. Me ndryshimin e qeverisjes lokale ka filluar skanimi i gjendjes dhe ndalimi i trashëgimisë së dobët të pushtetit të kaluar. Suksese kryetarit Halil Thaçi, komunës dhe të gjithë banorëve në rrugën drejt zhvillimit dhe progresit për Obiliqin”, ka shkruar Kurti.

Komento: