Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ditën e premte ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes.
Udhëtimin e Kurtit në Norvegji e ka njoftuar zyrtarisht edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.
Bashkë me Kurtin në Oslo të Norvegjisë do të shkojë edhe ministrja Donika Gërvalla.
“NESËR, më 8 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji. Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo. Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”.