“Kurti sikur të ishte Putini”, Haradinaj: Po e bën më mirë se Rusia destabilizimin e rajonit

15:33 | 26 Shkurt 2024
“kurti-sikur-te-ishte-putini”,-haradinaj:-po-e-ben-me-mire-se-rusia-destabilizimin-e-rajonit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe presidenti rus, Vladimir Putin, po të ishtë në krye të Qeverisë së Kosovës, sipas tij, nuk do të ndihmonte veten sa e ka ndihmuar atë kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti është vënë në funksion të agjendës ruse për destabilizim, duke përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët dhe mbështetësit e Kosovës.

“Ne me shumë ngut e kemi ngritur çështjen e Kosovës në nivele të vendimmarrësve të parë të presidentit Macron e kancelarit Sholc, me mbështetjen amerikane në nivel sekretarësh shteti. Që nga marrëveshja e njohur e plani franko-gjerman qeveria jonë ka bërë kthim prapa, në vend që të shkojë në nivel e marrëdhënieve drejt anëtarësimit në NATO që ishte opsion, qeveria është kthyer prapa duke kërkuar çështje që e prishin besimin e krijuar dhe dëmtojnë marrëveshjen e arritur. Duke shkuar deri në hidhërim të vendeve aleatë të Kosovës”.

“Edhe Putini po të kishte qenë kryetar i qeverisë së Kosovës kishte mund me e ndihmu veten më shumë sesa e ka ndihmuar Kurti Putinin. Nuk ka qenë e lehtë ngritja e çështjes tonë në nivel të presidentëve të Francës, Gjermanisë e SHBA me sekretarin Blinken. Pasi kemi arritur në këtë nivel, Kurti ka kërkuar çështje që përkeqësojnë çështjet me aleatët e sigurisë”.

“Kurti, në vend që ta çojë Kosovën drejt NATO-s, është vënë në dispozicion të agjendës ruse për destabilizim. U kthyem në këshill të sigurimit si agresorë, kemi qenë viktima. 9 anëtarë të KS janë njohës. Kosova u nda në kritikë të mbështetësve kryesorë të vet. Ka plot skeptikë ndaj Kosovës dhe interesi i Rusisë është që të rritet skepticizmi i vendeve evropiane. Dhe kjo loja me refuzime është në funksion të agjendës ruse duke e larguar Kosovën nga themeluesit e liderët e NATO-s dhe duke i nxitur armiqtë me e rreziku Kosovën”, ka thënë Haradinaj për A2 CNN.

Komento: