Kurti sot do të vizitojë Gjilanin

08:27 | 01 Dhjetor 2023
kurti-sot-do-te-vizitoje-gjilanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë komunën e Gjilanit.

Sipas njoftimit, Kurti do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.

Bëhet e ditur se pas takimit do të ketë prononcim për media.

Derisa kryeministri Kurti do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit, Gjilan. Prononcimi për media në ora 09:15) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”. (Ora 09:30)”, thuhet në njoftim.

Komento: