Kurti sot merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

08:07 | 28 Gusht 2023
kurti-sot-merr-pjese-ne-forumin-strategjik-te-bledit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai mbrëmë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

Ndërkaq, sot do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Komento: