Kurti sqaron: Darka e nesërme në Bruksel s’është dialog me Serbinë

12:51 | 17 Maj 2021

Kurti: Darka e nesërme në Bruksel s’është dialog me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se darka që do të mbahet në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por një darkë tradicionale që mbledh gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, po darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shtrohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell”.

Kurti para deputetëve ka thënë se BE-ja ka kërkuar mjaft nga Kosova dhe se tash është koha që Kosova të kërkojë nga BE-ja anëtarësim.

Komento: