Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit të “Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve” të enjten.
Pas kësaj, Kurti u pyet nga gazetarët, për ftesën e Prokurorisë Speciale të cilën e mori të mërkurën, raporton FrontOnline.
Por shefi i Qeverisë nuk u përgjigj, duke thënë se është me nxitim për disa takime të tjera.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, të mërkurën bëri të ditur se Prokuroria Speciale e ka ftuar Kurtin për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.
Sipas ftesës, Kurti është thirrur të pyetet më 16 dhjetor nga ora 09:30. Por nuk dihet se për cilën çështje. /FrontOnline/