Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi i fundit në kanalin ujor është orkestruar nga Serbia, duke e konsideruar si një akt të qëllimshëm për të destabilizuar vendin, njofton FrontOnline.
Kurti theksoi se nëse dëmi nga ky incident nuk sanohet shpejt, disa pjesë të Kosovës mund të mbesin pa furnizim me rrymë dhe ujë. Ai theksoi se institucionet e Kosovës janë angazhuar për të adresuar situatën dhe po bashkëpunojnë me ekspertë për të riparuar dëmet, ndërsa kërkoi nga autoritetet ndërkombëtare që të dënojnë këto veprime.