Kurti: Synojmë që industria e Kosovës të transformohet në një industri të integruar globalisht

12:26 | 30 Nëntor 2023
kurti:-synojme-qe-industria-e-kosoves-te-transformohet-ne-nje-industri-te-integruar-globalisht

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë të enjten në hapjen e edicionit të gjashtë të Konventës së Industrisë së Drurit.

Me këtë rast ai tha se kjo industri ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga burimi i prodhimeve vendore.

Kurti tha se Qeveria për herë të parë pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje e bizneseve, që është miratuar në qershor të këtij viti.

Sipas tij, përmes politikës industriale synojnë që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të transformohet një industri të integruar globalisht.

“Qeveria jonë për herë të parë të periudhës së pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje e biznesit 2030 politika industriale e cila është miratuar në qershor të këtij viti. Strategjia synon të përmirësojmë mjedisin e biznesit në Kosovë të promojë zhvillimin industrial të adresojë defiticin tregtar të shtoj vendet e punës, të siguroj efikasitet të burimeve. Përmes politikës industriale synojmë që deri vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet një industri më të integruar globalisht”, tha Kurti.

 

Komento: