Kurti takim me Ambasadorin Guerot, ZKM jep detaje

21:08 | 25 October 2024
kurti-takim-me-ambasadorin-guerot,-zkm-jep-detaje

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se diskutuan për bashkëpunimin në fusha të ndryshme në kuadër të raporteve dypalëshe dhe bashkërendimin në arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Sot u bë lansimi i projektit GENESIS, që synon të mbështesë të rinjtë e vendit tonë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë kreative, dhe që gjithashtu forcon bashkëpunimin me Francën, veçanërisht me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme si dhe me Institutin Francez në Kosovë”, përfundon njoftimi.

 

Komento: