Kurti takohet me një grup artistësh dhe kuratorësh, ja çka diskutuan

15:34 | 21 Shtator 2023
kurti-takohet-me-nje-grup-artistesh-dhe-kuratoresh,-ja-cka-diskutuan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurtika pritur sot në takim artistët dhe kuratorët Erzen Shkololli, Kathrin Rhomberg, Hortensia Völckers dhe Katrin Klingan.

Gjatë takimit biseduan për projektet e qeverisë në fushën e artit dhe kulturës, rëndësinë e zhvillimit të artit dhe rolin e tij në vetëdijësimin qytetar.

Erzen Shkololli, ka qenë Drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015 si dhe Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri nga janar 2018.

Ai rishtazi është emëruar kurator në gjendje të lirë. Kathrin Rhomberg është kuratore dhe drejtore artistike e koleksionit Kontakt si dhe pedagoge në Universitetin e Artit të Aplikuar në Vjenë. Hortensia Völckers ka qenë Drejtore Artistike dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Kulturstiftung des Bundes në Halle an der Saale nga viti 2002 deri në 2022, kurse Katrin Klingan është studiuese e letërsisë, kuratore dhe producente e projekteve të artit dhe kulturës./Front Online

Komento: