Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë, diskutuan për temat aktuale

20:24 | 30 Nëntor 2023
kurti-takoi-ambasadoret-e-shteteve-te-quint-it-dhe-shefin-e-misionit-te-be-se-ne-kosove,-diskutuan-per-temat-aktuale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e Republikës se Kosovës, Besnik Bislimi, pritën në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimi për medie, në këtë takim u diskutua për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”.

“Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit”, thuhet tutje në njoftim.​

Komento: