Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

14:08 | 04 November 2024
kurti-takoi-ambasadorin-jorezident-te-japonise-per-kosove,-diskutojne-per-marredheniet-dypaleshe

Gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri Albin Kurti në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Vjenë takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Sipas një komunikate për media, në takim thuhet se u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Japonisë dhe fushat e bashkëpunimit bilateral.

“Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë”.

Komento: