Kurti takoi një grup studentësh nga Austria dhe Italia

22:37 | 20 Janar 2024
kurti-takoi-nje-grup-studentesh-nga-austria-dhe-italia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup studentësh nga më shumë se 30 shtete të ndryshme të botës, që ndjekin studimet master në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ky grup studentësh po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore.

“Pas prezantimit hyrës të kryeministrit, studentët dhe profesorët e pranishëm parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin sipas fushave të tyre të interesit. Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe gatishmërinë e tij për t’i mirëpritur e për të diskutuar hapur”, thuhet tutje në komunikatë.

Komento: